Superliga shkon në pushim dimëror me këtë renditje tabelare
Ka përfunduar zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Sot u zhvilluan edhe dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 18-të të elitës së futbollit kosovar.
Malisheva dhe Dukagjini u ndanë baraz 2:2, kurse Gjilani e mposhti në Suharekë Ballkanin me rezultat minimal 0:1.
Me këtë fitore, Gjilani dimëron si kampion në Superligë me 35 pikë të grumbulluara, një më shumë se Drita dhe dy më shumë se Ballkani.
Në vendin e katërt gjendet Llapi me 29 pikë, i ndjekur nga Prishtina me 24 dhe Drenica me 23.
Pas tyre në vendin e shtatë vjen Malisheva me 19 pikë, një më pak se Dukagjini dhe Ulpiana.
Krejt në fund gjendet ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli me 11 pikë gjithsej.