Superliga po bëhet më e ‘zjarrtë’, kjo është rënditja e skuadrave në tabelë pas xhiros së 24’të

Superliga po bëhet më e ‘zjarrtë’, kjo është rënditja e skuadrave në tabelë pas xhiros së 24’të

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës të xhiros së 24’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e parë të ores 13:00 mes FC Ballkanit dhe Dritës pamë spektakël të vërtetë por që skuadrat barazuan në 1:1, shkruan Periskopi.

Për Ballkanin shënoi Kuc në minutën e 17’të të takimit, më të barazuar më pas rezultatin skuadra e Dritës në minutën e 36’të të duelit me Vitijan.

Ndërkaq takimi i dytë mes Gjilanit dhe Prishtinës përfundoi pa gola në 0:0.

Me këtë barazim Ballkani mbanë pozitën e parë në tabelën e Superligës me 50 pikë të grumbulluara, ndjekur nga Drita që ka 48 pikë.

Ndërkaq, tek ndeshja e dytë, Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 39 pikë, e Prishtina me 32 pikë në vendin e katër.

Ndërsa tre vendet e fundit i marrin, Malisheva, Ferizaj dhe Drenica.

Shikoni komplet tabelën pas xhiros së 24’të në Superligë:

 

Shpërndaje në: