SuperLiga e Kosovës: Shkarkimi i Duros i kushton Feronikelit 72 mijë euro

SuperLiga e Kosovës: Shkarkimi i Duros i kushton Feronikelit 72 mijë euro

Pas rezultateve zhgënjyese te ish kampioni i Kosovës, Feronikeli, po kërkohet dorëheqja e trajnerit Klodian Duro. Por, e keqja është se nëse ai shkarkohet, klubi nga Drenasi do të ketë për detyrim t’i paguajë një shumë marramendëse për kushtet e Kosovës.

Duro kishte nënshkruar kontratë dy vjeçare me ish kampionin e Kosovës në futboll.

Vetëm 6 muaj nga fillimi i bashkëpunimit, dhe disa zyrtarë klubi kanë nisur të kërkojnë dorëheqjen e trajnerit shqiptar.

“Nuk e kam ndërmend të dorëzohem. Ne do të vazhdojmë dhe jam i sigurt që Feronikeli do të mbetet në Superligë” deklaroi Duro pas humbjes nga Arbëria, duke e bërë të qartë se nuk dëshiron të jap dorëheqje.

Feronikeli e ka të qartë se shkarkimi i 43 vjeçarit, ish reprezentuesit të Shqipërisë, do t’i kushtonte 72 mijë euro.

Sipas portalit Indeks, bëhet e ditur që Feronikeli përveç pagës mujore i kishte ofruar shqiptarit edhe disa beneficione të tjera të kushtueshme.

Feronikeli Duros ia paguan veturën me qera përditë, por edhe akomodimin në një hotel të njohur në kryeqytet, përveç pagës 6 mijë euro në muaj. /Periskopi

Shpërndaje në: