Superkompjuteri vjen me parashikimin e ri për fituesin e titullit të Premierligës
Një superkompjuter ka parashikuar se kush do të dalë përfundimisht fitimtar nga gara për titullin e Premierligës mes Manchester Cityt të Pep Guardiolës dhe Arsenalit të Mikel Artetës.
Arsenali ka sfiduar pritshmëritë e kritikëve të tyre më të ashpër duke forcuar dominimin e tyre në krye të tabelës, me Topçinjtë që janë pesë pikë përpara Cityt që aktualisht ndodhet në vendin e dytë, shkruan Periskopi.
Djemtë e Artetas mposhtën Tottenhamin në një fitore 2-0 këtë muaj përpara se të siguronin një fitore të bujshme 3-2 ndaj Manchester United në Emirates.
Arsenali , i cili ka një ndeshje në dorë, do të përballet me djelmoshat e Guardiolës në ligë muajin e ardhshëm në Emirates, gjë që mund të ketë një ndikim të madh në garën për titull këtë sezon.
Sipas superkompjuterit të ‘bettingexpert’, shpresa e Cityt për të ruajtur titullin e Premierligës do të pengohet pasi Arsenali parashikohet të dalë në krye.
Kjo është rëndija nga poziat e 10-të te ajo e para:
10. Fulham
9. Chelsea
8. Brentford
7. Liverpool
6. Brighton and Hove Albion
5. Tottenham Hotspur (kualifikimi i Europa League)
4. Manchester United (kualifikimi i Champions League)
3. Newcastle United (kualifikimi i Champions League)
2. Manchester City (kualifikimi i Champions League)
1. Arsenali (kampionët e Premier League/kualifikimi i Champions League)