Superkompjuteri parashikon fituesin e Europa Leagues këtë sezon
Superkompjuteri, i cili dikur i kishte dhënë përqindje më të madhe Manchester United për fitimin e Ligës së Evropës, tani ka ndryshuar.
Djajtë e Kuq zhvilluan një ndeshje shumë të dobët në Old Trafford, duke barazuar 1-1 ndaj AC Milan, raporton lajmi.net.
Sipas ekspertëve të FiveThirtyEight, klubi i Arsenalit është favoriti më i madh (me 19%) për të fituar Ligën e Evropës.
Në anën tjetër, këto janë shanset e Manchester United këtë sezon në Ligën e Evropës, sipas superkompjuerit:
62% për të arritur në çerekfinale
43% për t’u kualifikuar në gjysmëfinale
29% për të arritur në finale
18% për të fituar Ligën e Evropës.