Superkompjuteri me një parashikim të ri për fituesin e Euro 2024
Kampionati Europian është drejt fundit, kanë mbetur edhe tri ndeshje për të përcaktuar kampionin e ri dhe superkompjuteri i “Opta” ka dhënë ndërkohë parashikimin e ri për fituesin.
Spanja, Anglia, Franca dhe Holanda janë në garë për të fituar trofeun e kampionatit dhe Superkompjuteri beson se “La Roja” ka shanset më të mira për një gjë të tillë, transmeton GazetaBlic Sport.
Spanja ka 32.17% shanse për të fituar kupën në Gjermani, e ndjekur nga Franca, Anglia dhe Holanda.