Superkompjuteri ka parashikuar tabelën e sezonit 2021/22 në Premier League
Fushata 2021/22 në Premier League po afrohet gjithnjë e më shumë.
Në fakt ka mbetur saktësisht një muaj nga ndeshja e parë në sezonin e ri në Premier League, shkruan Periskopi.
Arsenali hap sezonin me një ndeshje si mysafir i Brentfordit, më 14 gusht nga ora 21:00.
Tash, e kuptojmë se futbolli nuk është diçka që mund të kompjuterizohet dhe të merren shumë për bazë makineritë parashikuese.
Mirëpo, kjo nuk e bën më pak fascinuese dhe intriguese ta kuptojmë si teknologjia ka parashikuar Premier Leaguen.
Dhe sipas ‘Mirror’, tabela e sezonit 2021/22 në Premier League është parashikuar nga superkompjuteri i ‘SportingIndex’, me disa rezultate fascinuese.
Sipas këtij superkompjuteri, Manchester City fiton Premier Leaguen për herë të katërt në pesë sezone.
Rivali i qytetit, Manchester United bie në vendin e katërt, ndërsa Liverpooli zë pozitën e dytë, teksa Chelsea kompleton podiumin në vendin e tretë.
Gjithashtu parashikohet se Arsenali dhe Tottenhami do të kenë përmirësim në renditje nga sezoni i kaluar, duke përfunduar në vendin e pestë dhe të gjashtë respektivisht.
Leicesteri thuhet se do të përfundojë në vendin e shtatë, Evertoni në të tetin, Leedsi në të nëntin, ëest Hami në të dhjetin.
Aston Villa në të 11-tin, Brightoni, Wolves, Southampton, Newcastle United, Burnley dhe Norwich tutje.
Crystal Palace, Brentford dhe Watfordi janë parashikuar si tri skuadrat që do të bien nga liga. /Periskopi.com/