Supergoli i Devji Bregut në Turqi
Dejvi Bregu vazhdon të shënojë në ligën e dytë turke. Sulmuesi nga Vlora shënoi golin e barazimit për skuadrën e Boluspor.
Samsunspor kishte realizuar më parë në portën e Gentian Selmanit, ndërsa më pas Bregu nuk fali me një goditje nga jashtë 16’shi.
Fituesi i “Këpucës së Artë” në Abissnet Superiore sezonin e shkuar ka shkuar në kuotën e 5 golave në këtë sezon.
Për Samsunspor luajti edhe ish-lojtari i Partizanit, Erald Çinari. Shkodrani u aktivizua në minutën e 81-të, por nuk mundi të bënte diferencën.