Super truqe: Si mund ta lani ngjyrën nga flokët dhe lëkura

Super truqe: Si mund ta lani ngjyrën nga flokët dhe lëkura

E dimë që me rastin e çdo ngjyrosjeje të flokëve është e pashmangshme që të mos bjerë pak ngjyrë edhe në lëkurë.

Pigmentet në ngjyrë janë dizajnuar që të penetrojnë thellë nëpër shtresën e parë të kutikulës dhe aty të qëndrojnë, mirëpo njësoj ndikojnë në lëkurë ku mund të mbetet një kohë dhe të japë përshtypjen e tatuazhit afatshkurtër.

Po ju japim disa truqe se si ta hiqni ngjyrën kur hyn thellë në lëkurë dhe krijon njolla të padëshirueshme.

1. Njih rreziqet

Njollat nga ngjyra e flokëve në lëkur ndonjëherë nuk do të jenë vetëm problem kozmetik por edhe problem shëndetësor, sepse në lëkurë të ndjeshme mund të shkaktohen irritime serioze, por edhe reaksione alergjike.

Po qe se keni probleme me ndjeshmërinë, do të duhej që para çdo ngjyrosjeje të shkoni në sallon apo në shtëpi të testoni ngjyrën 48 orë para aplikimit, sepse ndoshta pikërisht ajo ngjyrë është tepër agresive për ju.

2. Problemi me lëkurën

Më së miri është që një ditë më parë lëkurën ta përgatitni me ndonjë krem të trashë në mënyrë që ngjyra sa më pak të depërtojë nëse bie në lëkurë, ndërsa në shtëpi rekomandohet të vihet një shtresë e vogël vaji të kokësit përreth skajeve të flokëve, në mënyrë që ngjyra të mos rrjedhë.

3. Lajeni ngjyrën sa më parë nga lëkura

Image

Sa më parë që ta heqësh, aq më mirë. Më së miri është ta heqësh me pastrues pa sapun dhe me ujë, fjala vjen me sapun klasik. Gjëja tjetër që mund të bësh është të provosh tonik për fytyrë apo diçka me bazë alkooli.

Për fund, si opsion më i keq, përkatësisht më agresiv, propozojmë alkoolin të cilin do ta qitësh në copa kompresash dhe butësisht të fërkosh. Është me rëndësi të përmendim që ngjyra nuk bën të hiqet me piling, sepse mund të shkaktojë inflamacion të madh.

4. Bëhu e kujdesshme me lëkurën pasi që ta heqësh ngjyrën

Pas heqjes së ngjyrës patjetër duhet të ndërtosh rezistencë natyrale të lëkurës me produkt të mirë hidratimi. Më së miri është ta bëni këtë me diçka që krijon shtresë mbrojtëse në lëkurë – për shembull vazelinë.

5. Mos u brengosni shumë nëse nuk mund ta hiqni në herën e parë

Nëse nuk keni pasur sukses ta lani krejtësisht ngjyrën, mos u brengosni, do të lahet vetvetiu pas një apo dy javësh.

Shpërndaje në: