‘Super’ këshilltari Gani Jakupi përfundon në Krime Ekonomike – akuzohet për shpërlarje të parave e falsifikim të dokumenteve

‘Super’ këshilltari Gani Jakupi përfundon në Krime Ekonomike – akuzohet për shpërlarje të parave e falsifikim të dokumenteve

Gani Jakupi i njohur ndryshe me nofkën ‘peshkaqeni’ që ishte konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel dyshohet të  jetë mjeshtër i madh i keqpërdorimit të pozitës zyrtare e mashtrim me para, shkruan Periskopi.

Jakupi, i cili buxhetit të shtetit i kushtoi një vit mori 90,000 euro, apo 7,500 euro në muaj është dërguar në Krime Ekonomike për keqpërdorime të shumta.

Sipas raportimit nga Sateliti, mbi Jakupin rëndojnë tetë vepra penale, si:

Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar;

Shpëlarje e parave;

Shmangie nga tatimi;

Mashtrimi;

Konflikti i interesit;

Falsifikimi i dokumentit zyrtar;

Mashtrimi me subvencione dhe

Veprat e tjera që mund të zbulohen gjatë penale.

E këto vepra, sipas raportimit të mediumit, po dalin të jenë aryseja pse Jakupi më nuk i merr 7500 euro, pra nuk i është vazhduar kontrata.

Sipas Satelitit, të cilët kanë publikuar një dokument thuhet se ‘Jakupi në cilësinë bashkëthemeluesit të OJQ-së me Majlinda Bregasin, ka falsifikuar dokumentet e OJQ-së  dhe i ka dërguar në institucione publike për të aplikuar në projekte të caktuara, të njëjtat i ka përdorur me rastin e nënshkrimit të kontratave me institucionet publike, ku nga këto kontrata i dyshuari ka përfituar dhjetëra mijëra euro’.

Po ashtu, ceket se Jakupi dyshohet se ka përdorur xhirollogarinë e OJQ-së për të pranuar pagesa personale nga personat e tretë.

Sipas raportimit të Satelitit, në momentin kur Jakupi ka kuptuar se nuk mund të marrë pagë si drejtor i OJQ-së, ka emëruar në këtë pozitë Ensara Halitin. Haliti ishte emëruar drejtoreshë me lejen e bashkëthemelueses së OJQ-së, Majlinda Bregasi por sipas raportimit kur Haliti është emëruar drejtoreshë, Bregasi nuk kishte qenë e informuar.

Kujtojmë se angazhimi i Gani Jakupit si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel i kontraktuar në qershor të vitit 2023 ka përfunduar në qershor të vitit 2024.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të gjetur konsulentin kishte hapur ofertë më 13 qershor 2023 dhe dy ditë më vonë, pra më 15 qershor 2023, Komisioni vendos të mblidhet për ta përfunduar procesin e vlerësimit.

Katër ditë më vonë, më 19 qershor 2023, Ministria e Jashtme e Donika Gërvallës, nëpërmjet një vendimi, ia delegon kompetencat për këtë proces, ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Mirupafshim “peshkaqen”: Gani Jakupit i skadon sot kontrata 90 mijë euroshe të angazhuar nga Donika Gërvalla

Ky i fundit, nëpërmjet vendimit të MPJ-së, të datës 19 qershor 2023, merr kompetencën që i delegohet për super-këshilltarin dhe të nesërmen, më 20 qershor 2023, lidh kontratë me Gani Jakupin – që sipas saj, referohet si ‘Konsulent i Jashtëm për Çështje Kulturore dhe Mediatike’.

Republika e Kosovës, nuk e ka asnjë njohje që prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti dhe udhëheqjes së diplomacisë nga Donika Gërvalla. Izraeli është shteti i fundit që e ka njohur Kosovën më 4 shtator 2020.

EKSKLUZIVE: Donika Gërvalla dhe ambasadori Agron Bajrami angazhojnë këshilltar me rrogë 7.500 euro në muaj

Shpërndaje në: