‘Super këpucët’ kontraverse po u japin vrapuesve avantazhe ndaj rivalëve në Olimpiadë

‘Super këpucët’ kontraverse po u japin vrapuesve avantazhe ndaj rivalëve në Olimpiadë

Ishte etiketuar si një prej garave të shekullit por vrapimi në 400 metra me pengesa i burrave në Olimpiadë mbeti nën hijën e kontraversitetit.

Karsten Warholm i Norvegjisë fitoi të artën duke vendosur thyer rekordin e tij të mëparshëm, i cili poashtu u thye edhe nga Rai Benjamin i Shteteve të Bashkuara, transmeton Periskopi.

Pavarësisht se për 0.76 sekonda ishte më i shpejtë se rekordi i mëparshëm, Warholm sulmoi kundërshtarin dhe i përshkroi këpucët e tij si ‘k*rva’.

Ai u shpreh: ”Nëse vendosni një trampolinë aty, mendoj se është një k*rvë.

”Mendoj se ia hupë kredibilitetin sportit tonë. Nuk e kuptoj pse do të vendosnit diçka nën këpucët e sprintit.”

Derusa këpucët e tij Puma shfrytëzojnë teknologjinë e re revolucionarizuese, ka pasur dyshime në rritje për versionin e ri të Nike në vitet e fundit.

Këpucët e Warholm u dizajnua nga një ekip bashkëpunues i Mercedesit në Formula 1, dhe përmban një pllakë të përbërë nga fibra karboni, të cilat gjenerojnë fuqi ekstra, balanc dhe kërcim.

Ndërkohë, Niket Air Zoom Maxfly të Benjamin kanë një shtresë ajri që siguron kërcim më të madh në secilin hap të atletitit.

Por gjithçka është brenda rregullores, siç e ka konfirmuar disa herë edhe institucioni i atletikës, pas shumë zërave për avantazhe të padrejta. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: