Sulmuesi ‘kap për fyti’ Pirlon, veprimi i tij bëhet viral në rrjet
Skuadra e Sampdorias po tregon seriozitet të lartë në Serie B, ku në javën e 16’të arriti ta mposhtë skuadrën e Lecco me rezultatin e pastër në 2:0.
Fitorja nuk ishte edhe aq e bujshme, sa që u bë festa e dy golave të shënuar nga Sebastiano Esposito.
Sulmuesi shënoi dy golat e fitores, duke u shpallur kështu edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.
Por, ai në golin e dytë bëri një festë të çuditshme, duke e kapur për fyti trajnerin e tij, Andrea Pirlon.
Video nga ky festim i golit që në shikim të parë duket si kacafytje, u bë viral në çdo rrjet social.