Sulmuesi i Man Utd, Marcus Rashford, do të humbasë dy muajt e parë të sezonit në Premier League

Marcus Rashford mund të humbasë dy muajt e parë të sezonit të ri të Premier League pasi vendosi të shtynte përpara me operacion për një problem që e kishte pasur gjatë në shpatull.
Lojtari i Manchester United, do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën për fillimin e sezonit dhe në luftën për titull.
Rashford së fundmi u aktivizua me kombëtaren e Anglisë, ku në ekzekutimin e penalltive në finale kundër Italisë, dështoi dhe u bë objekt i thirrjeve raciste./Periskopi