Sulmuesi i Brazilit ankohet për ajrin e kondicionuar në stadiumet e Katarit
Sulmuesi i Manchester United dhe Brazilit, Antony, u ankua publikisht për ajrin e kondicionuar në stadiumet e Katarit që shkakton simptoma të gripit te disa futbollistë brazilianë, përfshirë të dëmtuarin Neymar.
“U ndjeva i sëmurë për disa ditë. Kisha ftohje dhe dhimbje të fytit. Mund të jetë vetëm pasojë e mënyra se si menaxhohen kushtet klimatike në stadiume në këtë Botëror”.
Edhe herë të tjera ka pasur ankesa nga lojtarët dhe tifozët për këtë gjë.