Sulmoi për herë të dytë viktimën, arrestohet e dyshuara në Prishtinë

Një grua është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se e dyshuara e ka sulmuar viktimën edhe më parë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila para disa kohe ishte e sulmuar po nga e njëjta e dyshuar”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.