Sulmohet patrulla e policisë së Kosovës gjatë përpjekjes për të parandaluar një rast të kontrabandës nga Maqedonia e Veriut

Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar gjatë tentativës për të parandaluar një rast të kontrabandës me mallra që vinin nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, teksa njësia e Task Forcës gjatë realizimit të detyrave zyrtare ka pranuar informacione për hyrjen e mallrave të ndryshme kontrabandë përmes rrugëve malore.
Policia ka ndaluar një automjet me targa SK nga Maqedonia e Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, qe dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.
Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare.
Siç bëhet e ditur, njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.
Njoftimi i plotë:
Parandalimi i një tentative për kontrabandë me mallra në kufirin lindor
Prishtinë, 26 shkurt 2025
Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim me zyrtarët doganorë kanë parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës.
Më datë 26.02.2025, rreth orës 20:00, njësia e Task Forcës gjatë realizimit të detyravezyrtare ka pranuar informacione për hyrjen e mallrave të ndryshme kontrabandë përmes rrugëve malore. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është ndaluar automjeti i dyshuar Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, qe dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.
Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare.
Si rezultat i këtij incidenti, personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.
Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me institucionet e drejtësisë.
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe kontrabandës, duke siguruar rend dhe ligj në të gjitha zonat kufitare të vendit.