Sulmohet në Vjenë eskorta e Azet, dëgjohen edhe të shtëna armësh
Eskorta e rep artistit Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjen, ndërsa në videot që kanë dërguar qytetarët janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.
Një qytetar tregon se ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e organizuar të shtunën nga ‘Passion Events’, shkak i këtij sulmi ai thotë se ka qenë pagesa pasi që eskorta e artistit Azet kanë pritur që të ketë më shumë njerëz në mbrëmjen e organizuar dhe si pasojë e mos ardhjes së njerëzve ai thotë se sigurimi i tij është kapur me sigurimin e klubit.
Në videon që sjell Insajderi dëgjohen të shtënat me armë zjarri, ndërsa me rastin është duke u marr policia e Vjenës.