Sulmohet me armë zjarri një person në Deçan

Sulmohet me armë zjarri një person në Deçan

Të hënën në mbrëmje është sulmuar me armë zjarri një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në fshatin Voksh të Deçanit.

Rastin e ka konfirmuar për Periskopin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se persona të lënduar nuk ka, mirëpo janë shkaktuar dëme materiale.

Policia rastin e ka cilësuar “vrasje në tentativë”.

“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëmë por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasto cilësohet Vrasje në tentativë”, tha Rugova./Periskopi

 

Shpërndaje në: