Sulmohet kryeministrja e Danimarkes, arrestohet një person
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, është sulmuar në rrugë në Kopenhagë. Sipas mediave të huaja autori i këtij sulmi është arrestuar menjëherë.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Kultovetit, në Kopenhagen.
Sipas policisë, Kryeministres i është afruar një burrë dhe më pas e ka goditur me grusht. “Jeta e saj nuk është në rrezik, por Frederiksen është tronditur shumë”.
Në momentin kur ka ndodhur sulmi ajo sapo kishte përfunduar takimin në një nismë politike me Christel Schaldemose.