Sulmohet autobusi i ekipit të Pogradecit pas ndeshjes në Elbasan

Sulmohet autobusi i ekipit të Pogradecit pas ndeshjes në Elbasan

Autobusi i Kf Pogradecit është sulmuar pasditen e sotme para hyrjes në Librazhd, nga një mjet BMW.

Bëhet me dije se disa persona kanë qenë brenda në automjet dhe kanë gjuajtur me gurë në drejtim të autobusit dhe për pasojë është thyer xhami.

Sulmi ndodhi pas ndeshjes në Elbasan e cila përfundoi 1-1. Sfida ka qenë e tensionuar në fushë, teksa në shkallët e stadiumit ka pasur qindra tifozë për këtë përballje.

Pas penalltisë së dhënë për Pogradecin nga gjyqtari i sfidës Olsion Yzeiraj, miqtë protestuan ashpër dhe loja u ndërpre në minutën e tetë. Tensoni ka qenë i pranishëm edhe me vijimin e lojës, teksa jashtë stadiumit ka pasur edhe forca të ndërhyrjes speciale.

Shpërndaje në: