Sulmohen seksualisht dy të mitura
Dy vajza të mitura janë sulmuar seksualisht në dy raste të ndara.
Njëra ishte sulmuar më 4 gusht, por më 23 gusht Policia e ka identifikuar të dyshuarin për veprën dhe ka parë se ai gjendet në paraburgim për një rast tjetër.
Rasti kishte ndodhur në Fushë-Kosovë.
“Më 23.08.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). I dyshuari gjendet në qendrën e paraburgimit lidhur me një rasti tjetër. Rasti në hetim”, njoftoi Policia.
E, një tjetër e mitur në Prishtinë raportohet se u sulmua seksualisht më 22 gusht dhe se i dyshuari është në arrati.
“Me 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”.