Sulmi terrrorist që la 51 myslimanë të vdekur: Jep dorëheqje producentja e filmit të turpshëm për ngjarjen
Një producente për një film Hollywoodi që paraqiste reagimin e kryeministres Jacinda Ardern ndaj sulmeve terroriste të Christchurch-it ka dhënë dorëheqje nga projekti pas kritikave se po margjinalizoheshin viktimat myslimane.
Premisa e filmit, “They Are Us” [Ata janë Ne], po ashtu është kritikuar për kryepersonazhen e zgjedhur: kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern.
Ardern tha të dielen se ndjente që “ishte shumë herët” për Zelandën e re që të shihte një film të tillë dhe se ajo nuk ishte fokusi i përshtatshëm për një film rreth sulmeve në xhami më 2019.
“Ka shumë rrëfime për 15 marsin që mund të tregohen, por nuk e konsideroj timen të jetë një prej tyre,” – tha ajo.
Filmi u njoftua nga Hollywood Reporter të premten.
Menjëherë nisën sulmet ndaj saj që po e vinte në qendër lidershipin e një gruaje të bardhë nën kurrizimin e vrasjes masive të 51 myslimanëve nga një supremacist i bardhë.
Shumë myslimanë zelandezë kanë kritikuar këtë veprim si “shfrytëzues”, “të pandejshëm” dhe “të turpshëm”.
Një peticion për ndalimin e prodhimit të këtij filmi mblodhi mbi 60 mijë nënshkrime gjatë tre ditëve të kaluara.
Gjatë ditës së sotme, producentja Philippa Campbell njoftoi që po jepte dorëheqje nga filmi i propozuar. /Periskopi