Sulmi në Zveçan, Sveçla: Janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë për sulmin më granatë dore në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, se janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi, shkruan Periskopi.
Ai tha se duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë.
“Sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi. Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë”, tha Sveçla.