Sulmi në Zubin Potok, Konjufca: Akte të armiqve të Kosovës, faleminderit SHBA’së dhe BE’së që mbështetën Kosovën

Sulmi në Zubin Potok, Konjufca: Akte të armiqve të Kosovës, faleminderit SHBA’së dhe BE’së që mbështetën Kosovën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste do të dështojnë dhe shtoi se “institucionet tona do të sigurohen për këtë”.

Konjufca në një postim në Facebook ka falënderuar organet kompetente të sigurisë dhe ato për menaxhimin e dëmit, si dhe partnerët, SHBA-në dhe BE-në për, siç tha, ndihmën e ofruar.

“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre. Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri”.

Konjufca tha se këtij sulmi do t’i përgjigjen bashkë.

“Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste”.

Shpërndaje në: