Sulmi në Mannheim, policia arreston të dyshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjermani.
Së paku një person ka vdekur, e dhjetëra të tjerë raportohen të lënduar, kur një veturë hyri në turmën e njerëzve në qendër të Mannheim-it, në sheshin “Paradeplatz”.
Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se tashmë është arrestuar edhe i dyshuari lidhur me rastin.
Organet e rendit nuk japin detaje lidhur me identitetin e personit të dyshuar, apo edhe motivin që lidhet me ngjarje.
Me këtë rast autoritetet e sigurisë gjermane kanë nisur një operacion të gjerë.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, derisa iu është kërkuar edhe banorëve që ta shmangin zonën deri në përfundimin e operacionit policor.
Incidenti në fjalë, vjen vetëm disa javë pas një sulmi të ngjashëm me makinë në Munchen, ku dy persona humbën jetën.