Sulmi në jug të Gjermanisë, zbardhen detaje të reja – gjuetari vrau dy persona, plagosi dy të tjerë e në fund veten

Sulmi në jug të Gjermanisë, zbardhen detaje të reja – gjuetari vrau dy persona, plagosi dy të tjerë e në fund veten

Disa persona janë vrarë dhe plagosur në një sulm që ka ndodhur në Lautlingen, qytet në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë, shkruan Bild.

Sulmuesi besohet të jetë gjuetar, duke mos u specifikuar se si janë vrarë viktimat.

Në anën tjetër, policia gjermane ka konfirmuar vdekjen e disa personave, pa dhënë moshën apo gjininë e tyre.

Siguria e qytetarëve nuk është më në rrezik ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së atjeshme.

E Reuters raporton se një burrë ka vrarë dy persona dhe në fund veten.

Bëhet fjalë edhe për dy gra të lënduar rëndë në këtë sulm për të cilin akoma nuk dihet motivi.

Shpërndaje në: