Sulmi në Ibër-Lepenc, Haradinaj: Qeveria ka pasur informata paraprakisht

Sulmi në Ibër-Lepenc, Haradinaj: Qeveria ka pasur informata paraprakisht

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur njohuri paraprakisht për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc.

Haradinaj tha se për këtë gjë është i sigurt 100 për qind.

”Ma shqetësuesja për mua personalisht ka qenë deklarata e Hilli-t dhe ma skandalozja për Kosovën kur ka thënë që sulmi nuk është prej Serbisë.

Nuk e di cka nënkupton ajo. Nuk shoh mundësi reale për me pas telashe në Kosovë aq më pak në Veri. Prezencën e kemi 1000 e dicka trupa policor sot kur jemi këtu në studio, kaq polic kemi atje. Unë ma shumë e kam pa kryeministrin që don me i ik përgjegjësisë që s’ka energji elektrike për fundvit. Edhe tash qysh po lypni ju rryme kur na po bohemi gati se dojnë me na hi Serbia me na sulmu apet sesa realit ka aty dicka.

Është tepër e cuditshme qysh të nesërmen në mengjes bazdisen shtatë shtëpi dhe gjenden armatim. Personalisht mendoj se është sulm ma I madh se cdo sulm që ka ndodh paslufte në Kosovë. Qysh kaq shpejtë pate intuit, pate informatë apo ke pas ndonjë parainformatë. Mundësia që me i lokalizu shtatë shtëpi dhe në të shtatat me gjetë arsenal pak është e quditshme. 100 për qind e kanë ditë cka po ndodh andej. Nëse zoti kryministër ka thonë ‘parashihet’, ky ma i sinqertë ish tregu me thënë kemi informacione dhe kryministri nuk duhet me i fol popullit si me qit fall”, tha Haradinaj në Debat Plus.

Shpërndaje në: