Sulmi në Gjermani: Ambasada në Berlin ofron ndihmë për shtetasit e Kosovës që kanë nevojë
Pas sulmit që ka ndodhur mbrëmë në Magdeburg të Gjermanisë, ka reaguar Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.
Kjo ambasadë ka njoftuar se është në kontakt me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjesëtarë të mërgatës që jetojnë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt.
Kjo ambasadë ka ftuar bashkatdhetarët që kanë në nevojë për ndihmë të kontaktojnë në numrin e emergjent.
“Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në #Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjestarë të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt. Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë nevojë për ndihmë, që të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin: 📞 +49 179 3670536. Në këto momente të vështira, qëndrojmë krah për krah me miqtë tanë gjermanë!”, ëshët thënë në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin.