Sulmi me thikë në Ferizaj: Një nga të lënduarit është shtetas i Shqipërisë, policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj. Katër persona, dy vajza të moshave nën 18-vjeçe dhe dy persona rreth moshave 29-vjeçare janë sulmuar me thikë nga një person.
Në mesin e tyre, ishte edhe një shtetas i Shqipërisë.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“VRASJE NË TENTATIVË Ferizaj / 11.11.2024-15:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.