Sulmi i RTK ndaj Periskopit me lajmin e Slobodna Bosna – Kërkohen hetime urgjente nga Prokuroria pasi doli audio-inçizimi i Rilind Gërvallës

Sulmi i RTK ndaj Periskopit me lajmin e Slobodna Bosna – Kërkohen hetime urgjente nga Prokuroria pasi doli audio-inçizimi i Rilind Gërvallës

Rilind Gërvalla e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) në skandalin e “Slobodna Bosna”. Drejtori i RTK-së, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm i pseudo-mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë (Periskopit dhe Nacionales), i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

Paparaci e ka siguruar audio-incizimin e plotë të mbledhjes, në të cilin Gërvalla ka pohuar se lajmi është përkthyer dhe botuar nga RTK-ja pas konsultimit me një zyrtar të AKI-së.

Ky agjent i AKI-së asokohe sopozohet se ndodhej në Bosnjë e Hercegovinë, kujton Gërvalla.

Gërvalla e citon zyrtarin përgjegjës për “seksionin e mediave” në AKI, t’i ketë thënë atij se “lajmi po diskutohet shumë këtu [në Bosnjë e Hercegovinë, v.j]”.

“Neve na u ka dukë se është lajm se duhet të pasqyrohet dhe në momentit kur ty të vjen prej një agjensioni shtetëror [AKI-së, v.j] që kanë organe verifikimi dhe analizash për këto çështje”, ka thënë Gërvalla.

“Normalisht që ne e kemi pranu si të bazuar në fakte edhe natyrisht një ndër fjalitë e diskutimit që e kemi pas me personin që është caktu përgjegjës për mediat dhe për takimet me to, ai ishte në një seminar, po supozoj se që atje në vendin ku është bërë lajmi, edhe tha po diskutohet shumë këtu [në Bosnjë e Hercegovinë, v.j] edhe natyrisht ka dalë kjo në portale këtu edhe normalisht që është mirë që të publikohet”, thotë Gërvalla.

Për këtë përfshirje direkte të AKI-së në rrezikimin e gazetarëve të Kosovës, po kërkohet hetim i plotë dhe i gjerë nga Prokuroria e vendit.

Për këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.

Për Selmanaj kjo përkthehet në “dëshmi” se shteti kosovar është kthyer në “vegël të pushtetit, pa u respektuar asnjë kufi institucional”.

Edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të Drejtorit të Televizionit Publik (RTK), Rilind Gërvalla, ku thotë se lajmin kundër Periskopit e ka marrë pas konfirmimit nga AKI-ja.

Gashi ka thënë se ky është skandal dhe një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë së mediave,

“Audioincizimi i publikuar dëshmon qartë se si AKI-ja, një institucion shtetëror i ndjeshëm, është përdorur për të fabrikuar lajme të rrejshme dhe për të sulmuar mediat që konsiderohen kundërshtare nga pushteti”, ka shkruar ai.

Ndërsa, anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Çitaku e quajti “të papranueshëm” përdorimin e shërbimit për inteligjencë si mashë për të luftuar mediat dhe mendimin ndryshe nga Qeveria.

Kurse, deputetja e PDK-së, njëherit kryetarja e komisionit për AKI, Ganimete Musliu ka reaguar pas publikimit të audiove të Rilind Gërvallës i cili dëgjohet teksa përmend AKI për lajmin e rremë kundër Periskopit.

Ajo në Facebook ka thënë se ka kërkuar nga Prokuroria Speciale për të hetuar Gërvallën.

Musliu tha se RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë.

Pas publikimit të audios, gazetari Vehbi Kajtazi thekson faktin se Rilind Gërvalla pati paralajmëruar se do t’i sulmoj edhe mediat e tjera të cilat janë kritike ndaj pushtetit të Kurtit.

“Ky vegla i regjimit te Kurtit nder te tjera po thote se zyrtari i AKI-se, i cili profhoi, dergoi dhe pagoi lajmin e rrejshem ne nje portal ne Bosnje kunder mediave ne Kosove, se do te kete edhe publikime tjera kunder mediave tjera.

Pra, ky grup kriminal ka pasur qellim qe secilin qe e konsiderojne kundershtar te Kurtit, ta njollosin njejte siç kane bere me Periskopin dhe Nacionalen”, ka shkruar Kajtazi.

Kujtojmw, më 22 korrik, RTK-ja citonte një artikull të “Slobodna Bosna” që shkruante se portali Periskopi është “nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit Milan Radoiçiq”, dhe se së fundmi “është bërë një transaksion miliona dollarësh te Nacionale”.

“Ishte në seminar në Bosnje” – Kështu e implikoi AKI’në, Rilind Gërvalla, për lajmin e rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales (audio-incizim)

Shpërndaje në: