Sulmi i rëndë i Kurteshit të VV-së ndaj gazetarëve, reagon Kryeprokurori

Sulmi i rëndë i Kurteshit të VV-së ndaj gazetarëve, reagon Kryeprokurori

nëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i ka fyer gazetarët në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Kurteshi iu drejtua gazetarëve me termet “disa qenë të mediave që kanë shkruar gjithçka, atë s’po e marr parasysh”.

Në lidhje me këtë deklaratë të Kurteshit, kryeprokurori Zejnullah Gashi tha për Klankosova.tv se rasti në fjalë s’ka elemente të veprës penale, transmeton Periskopi.

“Rasti në fjalë nuk ka elemente të Veprës Penale, por më shumë është i natyrës juridike civile për padi për fyerje dhe shpifje”, tha Gashi.

Shpërndaje në: