Sulmi i pushtetit ndaj mediave, Syla: Plumbi i RTK-së ishte plumb qorr, veç e diskreditoi mediumin
Në T7 po diskutohet për zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me transmetimin e një artikulli nga një media boshnjake “Slobodna Bosna” (anglisht: Bosnja e Lirë) në edicionin kryesor të lajmeve në Transmetuesin Publik të Kosovës, ku akuzonin mediat kosovare, Periskopi dhe Nacionale, se janë “të kontrolluara nga Serbia dhe Vuçiq”.
Gazetari Valon Syla e akuzoi Qeverinë e Kosovës se ka përdorur RTK.
Sipas tij, kjo vetëm e ka diskredituar RTK’në.
“Ai portali Slobodna Bosna udhëhiqet prej një personi që dihet që ka qenë në intelegjencë jugosllave përpara, do të thotë në Policinë sekrete federale. Një natë ma herët, lajmin e kam parë unë, ma ka dërgu një mik i imi tha dërgoja Ilirit se paskan nis një sulm këta. Pastaj të nesërmen e pash që këtë grep e kapën njerëzit e propagandës dmth Vetevendosje…
Pse qeveria e Kosobës me ra pre e këtyre luftës së intelegjences. Pse mi përdor institicuonet e Kosovës, e sidomos RTK për me kry këtë luftë?
Kjo është me i hargjit plumat e fundit, RTK mi shpraz krejt në Ilir Mirenen e Berat Buzhalën, kjo është e teprune, edhe militantave të tyre ju ka ardhë marre. Këtë herë u kon si I shurdhër, ky plumbi I fundit I RKT ka qenë plumb qorr, nuk ka bo najfar dëmi, përvec se e ka diskreditu mediumin”, tha ai.