Sulmet në veri, Osmani: Mungesa e përgjegjësisë për autorët veç sa e ka inkurajuar Serbinë të vazhdoj me sulme

Sulmet në veri, Osmani: Mungesa e përgjegjësisë për autorët veç sa e ka inkurajuar Serbinë të vazhdoj me sulme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar në konferencë për media pas takimit që ka zhvilluar me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, raporton Periskopi.

Osmani tha se prania e NATO-s është e domosdoshme në ruajtjen e paqes në rajon.

Osmani përmendi sulmet nga Serbia për të cilat tha se ende nuk është kërkuar përjegjësi ndaj këtij shteti.

”Serbia fatkeqësisht vazhdon të minoj përpjekjet për paqe dhe stabilitet dhe përmes veprimeve hibride dhe kriminale dhe propagandës së vazhdueshme e mbështetur nga Rusia dhe faktorë tjerë dashakeq, Beogradi po synon të destabilizoj jo vetëm Kosovën por gjithë rajonin.

Sulmet e viteve të fundit në Veri të Kosovës si dhe sulmeve ndaj trupave të NATO-s në maj të 2023 të organizuara dhe mbështetura nga strukturat shtetërorë të Serbisë janë dëshmi e qartë e këtij rreziku. Prandaj, prania e NATO-s në Kosovë nuk është vetëm garanci për sigurinë tonë por është barrier kundër çfarëdolloj përpjekjeje për  cenimin e paqes dhe stabilitetit për të cilin të gjithë së bashku kemi punuar dhe saktrifikuar. Ne i bashkohemi thirrjeve të përsëritura edhe të NATO-s edhe të BE-së për përgjegjësi sa i përket sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it. Siç e kam theksuar edhe në vizitën e fundit në NATO, mungesa e përgjegjësisë për autorët veç sa e ka inkurajuar Serbinë të vazhdoj me sulme nëpërmjet strukturave të saj paramilitare”, tha Osmani./Periskopi/

Osmani pas takimit me Rutte: Është koha që Kosova ta ketë vendin në NATO

Shpërndaje në: