Sulmet në sinagoga dhe kisha/ 19 të vdekur në Rusinë jugore, momenti kur autorët qëllojnë me kallash drejt godinave
Sulmet në postet e policisë, kishat dhe një sinagogë në republikën e Kaukazit të Veriut të Rusisë, Dagestan, kanë lënë të vdekur 19 oficerë policie dhe disa civilë.
Gjashtë persona të armatosur u vranë gjithashtu, sipas BBC.
Sulmet kishin në shënjestër qytetet Derbent dhe Makhachkala në festën ortodokse të Rrëshajëve.
Sulmuesit nuk janë identifikuar zyrtarisht, por Dagestani në të kaluarën ka qenë skenë e sulmeve islamike.
Kreu i republikës, Sergei Melikov, tha se është kuptuar se kush qëndron pas organizimit të sulmeve, ndërsa nuk dha më shumë detaje.
Dy kisha dhe një sinagogë u shënjestruan në sulmet e së dielës, si dhe një post policie në Makhachkala, qyteti më i madh i Dagestanit. Një prift i Kishës Ortodokse ishte mes të vrarëve
Melikov tha se disa civilë kishin humbur jetën, duke përfshirë një prift, At Nikolai Kotelnikov, i cili tha se kishte shërbyer në Derbent për më shumë se 40 vjet.
Melikov njoftoi se tre ditë zie do të mbahen në lidhje me ngjarjen duke nisur nga e hëna.
Personat e armatosur ende nuk janë identifikuar zyrtarisht, por në një video në Telegram, Melikov tha se sulmi i tyre ishte përgatitur jashtë vendit dhe se Dagestani tani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në luftën e Rusisë në Ukrainë.