Sulmet ndaj Periskopit e Nacionales – Agon Maliqi: Ajo çfarë ka bërë mbrëmë RTK`ja është turp i madh dhe i pafalshëm

Sulmet ndaj Periskopit e Nacionales – Agon Maliqi: Ajo çfarë ka bërë mbrëmë RTK`ja është turp i madh dhe i pafalshëm

Analisti politik Agon Maliqi ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar nga Radio Televizioni Publik i Kosovës e ku përmes një teksti të një mediumi boshnjak sulmohen portalet në Kosovë, Periskopi dhe Nacionale.

Maliqi ka thënë se ajo çfarë ka bërë RTK mbrëmë në edicionin qendror të lajmeve është turp i madh.

“Turp i madh dhe i pafalshëm për RTK-në e cila, me taksa publike, i bashkohet fushatave linçuese dhe denigruese kundër mediave kritike ndaj pushtetit duke i etiketuar ato pa kurrëfarë faktesh si instrumente armiqësore të Serbisë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:
Turp i madh dhe i pafalshëm për RTK-në e cila, me taksa publike, i bashkohet fushatave linçuese dhe denigruese kundër mediave kritike ndaj pushtetit duke i etiketuar ato pa kurrëfarë faktesh si instrumente armiqësore të Serbisë. Bordi, redaktorët dhe gazetarët që prodhojnë “lajme” të tilla do të mbajnë përgjegjësi për çkado që ndodh me kolegët e tyre tash pasi ua vunë shënjestrën në ballë në lajmet qëndrore.

Shpërndaje në: