Sulmet ndaj mediave, Haxhiu: Salih Zyba është njeriu që i kryen punët e ndyta, s`ka artikulim

Sulmet ndaj mediave, Haxhiu: Salih Zyba është njeriu që i kryen punët e ndyta, s`ka artikulim

Gazetari Baton Haxhiu, ka qenë i ashpër me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të sulmeve nga mediat.

RTK-ja të hënën publikoi një lajm ku sulmoi dy media në Kosovë, gjë që ka shkaktuar reagime gjatë tërë ditës në Kosovë.

Haxhiu për këtë tha se Salih Zyba i “kryen punët e ndyta të VV’së”.

Ai ka thënë në T7 se se këta zyrtarë janë “terroristë të shkronjave”.

“Salih Zyba është modeli i një njeriu i cili nuk dinë me u artikulu, por I kryen gjitha punët e ndyta të Vetëvendosjes. E kam pasur në studio, ai s’ka artikulim, edhe shqipen e ka të çaluar. Ai ka qenë udhëheqësi I shërbimit ë Vetëvendosjes dhe ai është ndërmjetësuesi i të gjitha këtyre gjërave. Salih Zyba e ka prodhu këtë lajm, unë po besoj nuk kam asnjë informacion, por për mënyrën sesi ka ardhur dhe  e ka postuar dhe këta tjerët që s’kam fjalor si të flas për Dimal Basha, Enver Dugolli, ai Rrustemi”, ka thënë Haxhiu.

Shpërndaje në: