Sulmet ndaj Andinit: Kur presidenti i Shqipërisë e shante trajnerin pse kishte humbur nga Kosova
Komentatori më i mirë i futbollit në Kosovë, Andin Lokaj, po sulmohet nga qarqe të ndryshme për një deklaratë të dhënë në frymë rivaliteti ndaj kombëtares së Shqipërisë. Por, se Shqipëria e ndjente rivalitetin me Kosovën ju njoftojmë me një president shteti.
Ishte fundi i majit të 2018-s kur diçka e pazakontë për botën e futbollit do të ndodhte në Republikën e Shqipërisë.
Presidenti i këtij vendi do ta quante trajnerin e kombëtares “sharlatan”.
Pse?
Sepse kombëtarja e Shqipërisë kishte humbur në ndeshje miqësore me rezultat 3-0 nga kombëtarja e Kosovës.
Nuk është parë në ndonjë vend të botës që presidenti i një shteti ta quante “sharlatan” kryetrajnerin e kombëtares.
“Kosovë – Shqipëri (3 : 0). Bravo Kosova! Panucci një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar.”, kishte qenë reagimi i Bujar Nishanit, president i asokohshëm pas ndeshjes së Kosovës.
Nishani madje as që kishte kërkuar falje për këtë reagim të paskrupullt.
Trajneri Panucci e kishte paditur për fyerje presidentin e Shqipërisë pas asaj që kishte ndodhur.
Sidoqoftë, sot e kësaj dite, në formë mjaft hipokrite po kritikohet komentatori Lokaj për dashurinë që ka për Kombëtaren e Kosovës dhe futbollin kosovar si dhe për rivalitetin që ndjen ndaj kombëtares së Shqipërisë./Periskopi