Sulmet e reja: Ukraina rrëzon 47 prej 55 raketave ruse

Sulmet e reja: Ukraina rrëzon 47 prej 55 raketave ruse

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 47 prej 55 raketave ruse që kishin për shënjestër Ukrainën.

Reuters raportoi se Moska përdori raketat hipersonike Kh-47, në mesin e modeleve të tjera, tha gjenerali Valery Zalushny në kanalin e tij në Telegram. Njëzet prej raketave u rrëzuan në afërsi të kryeqytetit Kiev, tha ai.

Qëllimi i Rusisë mbetet i pandryshuar: presion psikologjik mbi ukrainasit dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile, por ne nuk mund të thyhemi”, tha ai.

Shpërthime të fuqishme dridhën Kievit dhe sirenat e alarmit u dëgjuan përgjatë Ukrainës në mëngjesin e sotëm, teksa u raportua për së paku një të vrarë.

Sulmet erdhën një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, miratoi dërgimin e 31 tankeve M1 Abrams në Ukrainë. Gjermania gjithashtu konfirmoi dje se ai do të dërgonte 14 tanke Leopard drejt Ukrainës, teksa kancelari Scholz tha se Qeveria e tij po planifikonte edhe ndihma të tjera ushtarake që do të mundësonin zbrapsjen e agresionit rus. /Periskopi/

Shpërndaje në: