Sulm tjetër me thikë në një autobus në Gjermani

Sulm tjetër me thikë në një autobus në Gjermani

Një grua ka therur gjashtë persona në një autobus që ishte drejtuar në një festival në perëndim të Gjermanisë. Policia ka arrestuar 32-vjeçaren, ndërsa ka thënë se nuk ka dëshmi se ka motiv politik apo fetar për sulmin.

Tre nga të sulmuarit janë në gjendje kritike, ka shtuar policia.

Sulmi me thikë ndodhi në Siegen. Autobusi ishte drejtuar për aty dhe në të ishin rreth 40 persona.

Gjashtë personat janë të moshave nga 16 në 30 vjeç, raportoi AP. 

Therjet në Siegen ndodhën një javë pas sulmit me thikë në Solingen, ku një ekstremist islamik nga Siria akuzohet se vrau tre persona dhe u shkaktoi lëndime tetë të tjerëve.

Policia ka thënë se gruaja e arrestuar ishte shtetase gjermane dhe s’kishte lidhje me migrim.

Shpërndaje në: