Sulm kibernetik në SHBA me “armë të reja”
Lajmin e bën të ditur “New York Times” që citon burime, sipas të cilave armët e reja të përdorura tregojnë evolucionin e piratëve informatikë në sulmet e tyre përmes dispozitivëve të rinj, gjithnjë e më të ndryshëm, duke e bërë më të vështirë parandalimin.
Ndërkohë, pas ngjarjes ka reaguar edhe themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, i cili u ka kërkuar mbështetësve të tij të ndërpresin sulmet ndaj Amerikës.
“U kërkojmë mbështetësve tanë të mos e bëjnë më. E treguan qëllimin e tyre”, është shkruar në profilin e Wikileaks në Twitter.
Kërkesa në fjalë ka ardhur pas marrjes përsipër nga ana e disa mbështetësve të faqes të sulmit ndaj DYN, kompania që kthen emrat e faqeve të internetit në adresa IP.
Gjithësesi, kjo nuk bind autoritetet amerikane që po hetojnë mbi sulmin, pasi mbështetësit e Wikileaks disa herë kanë pohuar në mënyrë të rremë përgjegjësinë për sulme të tjera informatike.