Suarez kërkon të transferohet te klubi i madh gjerman
Golashënuesi i njohur i Uruguajit, Luis Suarez mund të veshë fanellën e klubit të Bundesligës, Borussia Dortmund në sezonin e ri, raporton sot “Sky” gjerman.
Përforcimi më i madh i kësaj vere në radhët e Borussia Dortmundit, Sebastian Aller, nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për shkak se është diagnostikuar me kancer në testikuj dhe për këtë arsye “milionerët” duhet të kërkojnë alternativë në pozicionin e sulmit.
Suarez është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Atlético Madrid dhe dëshira e tij është të qëndrojë në Evropë për të qenë gati për të pritur Kupën e Botës në Katar, e cila duhet të jetë e fundit në karrierën e tij.
Suarez ka luajtur 132 ndeshje për Uruguain dhe ka shënuar 68 gola për kombëtaren.