Stuttgart në bisedime me Brojën
VfB Stuttgart është në bisedime me tre sulmues teksa ata kërkojnë të forcohen në front, ku njëri prej tyre është futbollisti kuqezi, Armando Broja.
Pas nënshkrimeve të Ermedin Demirovic dhe Deniz Undav, Stuttgart raportohet se është në kërkim të një sulmuesi tjetër.
Sipas “Bild”, Stuttgart-i është në bisedime me Chupa Akpom të Ajax-it. 28-vjeçari, i cili shënoi 15 gola në 36 paraqitje në vitin e tij të parë me skuadrën holandeze, thuhet se është i hapur për një lëvizje në skuadrën e Bundesliga-s.
Armando Broja i Chelsea-t është gjithashtu në listën e Stuttgart-it, sipas raportit, i cili pretendon se bisedimet formale tashmë janë zhvilluar për një marrëveshje të mundshme.
“Bild” gjithashtu pretendon se klubi gjerman është në bisedime me një sulmues të tretë të paidentifikuar përveç Akpom-it dhe Brojën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.