Studiuesit mësojnë prej merimangës “Kim” për të krijuar mikro-robotë

Periskopi.com Tech & Auto

Studiuesit nga Manchesteri kanë trajnuar një merimangë femër ku ajo ka kërcyer në lartësi të ndryshme dhe në distanca varësisht prej nevojave që ishin të kërkueshme. Duke përdorur teknologjinë që të kujton filmat fiction të Hollywoodit, shkencëtarët shpresojnë të bëjnë një hap para në fushën e robotikës.

Një skuadër robotike nga Universiteti i Manchesterit ka mësuar se një merimangë e thirrur si merimanga kërcyese mbretërore i është studiuar anatomia unike dhe sjelljet, në të cilën këto fluturojnë gjashtë herë më lartë sesa përmasat e trupit të tyre.

Shkencëtarët thonë se mësimi më i madh i biomekanikës do të ndihmojë në krijimin e mikro-robotëve për ushtrinë dhe qëllime tjera, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Heroi i vogël përmes të cilit shpresat janë të mëdha të bëhet zbulimi i madh është pagëzuar me emrin “Kim”.

Hulumtuesit joshnin Kimin përmes boshllëqeve me një fole me myshk dhe ujë, duke e bërë kërcimin e saj në gjatësi të ndryshme dhe filmuan këto stërvitje me kamera me shpejtësi ultra të lartë. Ata gjithashtu nëpërmjet skanerit CT kanë krijuar modelin 3D.

Hulumtimi provoi se Kim dhe merimangat e llojit të saj përdorin strategji të ndryshme për hedhje të ndryshme për të pasur efikasitet maksimal./Periskopi/

Shpërndaje në: