Studiuesit kinezë krijojnë minj nga dy nëna biologjike – zhduket babai

Studiuesit kinezë krijojnë minj nga dy nëna biologjike – zhduket babai

Me ndihmën e një metode të re të inxhinierisë gjenetike, shkencëtarët në Kinë e kanë shkaktuar lindjen e minjve të shëndetshëm foshnja duke e përdorur ADN-në e dy prindërve me gjini të njëjtë. Të lindur pa defekte, minjtë pa baba u zhvilluan normalisht dhe vazhduan të prodhojnë pasardhës të shëndetshëm.

“Ne ishim të interesuar në çështjen se pse gjitarët mund t’i nënshtrohen vetëm riprodhimit seksual”, tha Qi Zhou, hulumtues në Akademinë Kineze të Shkencave, në një njoftim për shtyp. “U përpoqëm të zbulonim nëse minjtë normalë me dy prindër femra, apo edhe minjtë me dy prindër meshkuj, mund të prodhoheshin duke përdorur qeliza burimore të embrioneve haploide me fshirje të gjeneve”.

Një mekanizëm gjenetik i quajtur shtypje gjenomike e mundëson riprodhimin seksual tek gjitarët, por e pengon riprodhimin e të njëjtës gjini. Duke i heshtur gjenet e caktuara, shtypja gjenomike e ndihmon materialin gjenetik në vezë dhe spermatozoidin të kombinohen në mënyrë efektive.

Por kur ADN-të nga nëna dhe babai nuk janë të pranishme, mekanizmi i shtypjes gjenomike e pengon procesin e rikombinimit gjenetik, gjë që mund të shkaktojë anomali dhe defekte zhvillimore.

Shkencëtarët kanë prodhuar më parë pasardhës nga dy minj femra duke i fshirë gjenet e shtypura gjenomike.

“Megjithatë, minjtë e gjeneruar ende kanë tipare të dëmtuara, dhe vetë metoda është shumë jopraktike dhe e vështirë për t’u përdorur”, tha Zhou.

Zhou dhe kolegët e tij e zhvilluan një teknikë të re duke përdorur qeliza burimore të embrioneve haploide, qeliza burimore me gjysmën e numrit të zakonshëm të kromozomeve. Qelizat burimore të embrioneve haploide paraqesin gjysmën e numrit të gjeneve të shtypura gjenomike.

“Në këtë studim kemi zbuluar se ESC-të haploide ishin më të ngjashme me qelizat primare të embrioneve, pararendësit e vezëve dhe spermatozoideve. Shtypja gjenomike që u gjet në gamete ishte ‘fshirë’”, tha studiuesi Baoyang Hu.

Shkencëtarët i futën ESC-të e modifikuara të haploidëve në vezët normale të minjve, duke prodhuar embrione, të cilat u implantuan në minjtë surrogatë. Eksperimenti ishte i suksesshëm, por joefikas – 209 embrione i prodhuan 29 të vegjël të shëndetshëm.Përpjekjet për të prodhuar të vegjël të minjve me dy baballarë i prodhuan dy foshnja – nga 500 embrionet – por të dy vdiqën brenda 48 orëve.

Hulumtuesit i përshkruan eksperimentet e tyre të enjten në revistën Cell Cell Stem.

“Ky hulumtim na tregon se çfarë është e mundur,” tha studiuesi Wei Li. “Ne pamë se defektet në minjtë bimaternal mund të eliminohen dhe se barrierat e riprodhimit bipaternal në gjitarë mund të tejkalohen përmes modifikimit të shtypjes. Gjithashtu i zbuluam disa nga rajonet më të rëndësishme të shtypura që e pengojnë zhvillimin e minjve me prindërit e së njëjtës gjini, të cilat janë gjithashtu interesante për studimin e shtypjes gjenomike dhe klonimit të kafshëve”.

Shpërndaje në: