Studiuesit e Alzheimer fitojnë çmimin e vitit për tru
Katër shkencëtarë që merren me studime të çrregullimeve në tru do të ndajnë çmim e këtij viti prej një milion eurosh, për punën e tyre të rëndësishme që ka ndihmuar në kuptimin e sëmundjes së Alzheimer.
Profesorët John Hardy, Bart De Strooper, Michael Goedert, nga Britania dhe Profesori Christian Haass nga Gjermania, kanë zbuluar ndryshimet bazë në proteinë që shkaktojnë sëmundjen më të shpeshte të çrregullimeve në tru.
Me të marrë çmimin Hardy u shpreh optimist për zhvillimin e tretmaneve të reja.
Shumica e ilaçeve që zhvillohet sot bazohen në punën e tyre, në kërkim të mënyrave për bllokimin e grumbullimit të proteinave dëmtuese, siç janë amyloid dhe tau.
Sëmundja e Alzheimer dhe çrregullimet e tjera prekin 50 milionë persona nëpër bote, dhe asnjë nga tretmanet aktuale nuk ndalon këtë sëmundje.