Studiuesit anglezë: Duhet t’i kaloni të paktën dy orë në ditë në ‘mal’ nëse doni të jeni mirë me mend e me shëndet
Një dozë dyorëshe e natyrësht në mënyrë sinjifikante përmirëson shëndetin dhe rrit mirëqenien, thuhet në një hulumtim të ri.
Kjo madje vlen edhe veç nëse thjesht uleni dhe e shijoni paqen që natyra e ofron, përkthen nga The Guardian, Periskopi.
Përfitimet fizike dhe të shëndetit mendor të kohës që i kaloni në parqe, pyje apo në plazh janë të mirënjohura, por një studim i ri shkencor është më i madhi studim i bërë mbi atë se sa kohë vyen që të prodhohen këto efekte.
Gjetjet janë bazuar në intervista me mbi 20 mijë njerëz në Angli lidhur me aktivitetet që kishin bërë javën e kaluar. Ata që kishin kaluar shumë pak ose hiç kohë në natyrë, raportohej një shëndet shumë i keq dhe pothuajse gjysma thanë se nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre, një matës standard i mirëqenies. Në kontrast, vetëm 1/7 e atyre që i kalonin të paktën 2 orë në natyrë thanë që shëndetin e kishin të dobët, ndërsa vetëm një e treta nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre.
“Ajo çka na fascinoi ishte se kjy rezultat dilte nga çdo grup ku e bënim matjen,” tha Mat White, nga Shkolla Mjekësore e Exeterit, që e udhëhoqi studimin. Përfitimet shëndetësore dhe në mirëqenie ishin të njëtjta edhe për të rinjtë edhe për të vjetrit, edhe për të pasurit edhe për të varfrit, edhe për njerëzit nga zonat rurale por edhe për njerëzit nga zonat urbane, shtoi ai. /Periskopi