Studimi zbulon se gratë stresohen më shumë nga burrat sesa nga fëmijët e tyre

Zënkat në një marrëdhënie janë të pashmangshme, veçanërisht në lidhjet afatgjata. Por, sipas një studimi të ri, stresi i shkaktuar nga martesa mposht edhe atë të shkaktuar nga fëmijët.
Një sondazh nga shfaqja amerikane Today, ku morën pjesë 7000 nëna, zbuloi se mesatarisht nivelet e tyre të stresit mund të vlerësoheshin me 8.5 nga 10. Ajo që është më interesante është se pothuajse gjysma e pjesëmarrëseve pohuan se burrat ua shtonin më shumë stresin sesa fëmijët e tyre.
Për shkak të kësaj, gratë e shihnin gjysmën tjetër të tyre si ‘fëmijë të mëdhenj’ dhe jo si partnerë të barabartë. Pothuajse tre të katërtat e pjesëmarrëseve të anketës mendonin se shumica e punëve të shtëpisë dhe detyrave prindërore bien mbi to – duke sjellë më shumë stres për të gjetur kohë për punët e mbetura të ditës.
Një sondazh tjetër me 1500 baballarë zbuloi se ata besojnë se po kontribuojnë më shumë se kurrë në rritjen e një fëmije, por nuk po marrin asnjë meritë.