Studimi zbulon se a ka vërtetë rëndësi madhësia e penisit
A është madhësia e penisit gjëja më e rëndësishme kur bëhet fjalë për kënaqësinë seksuale? Absolutisht jo. Teknika, komunikimi, tërheqja – të gjitha këto gjëra luajnë një rol masiv në proces.
Por a është madhësia e penisit krejtësisht e parëndësishme? Ndoshta jo.
Një studim i ri nga King’s College London eksploron nëse madhësia ka vërtet rëndësi për sa i përket seksit dhe kënaqësisë depërtuese.
Dhe – me keqardhje për ata me një madhësi më të vogël –zbuluan se një centimetër shtesë mund të bëjë ndryshim.
Studiuesit testuan gjatësi të ndryshme të penisit me përdorimin e unazave silikoni, të cilat u vendosën rreth bazës së penisit të ngritur të secilit burrë gjatë marrëdhënieve seksuale.
Sa më e madhe unaza, aq më pak thellë ishte në gjendje njeriu të depërtonte. Pra, nëse dikush mbante një unazë të trashë 2.5 centimetra, do të ishte sikur penisi i tyre të ishte 2.5 centimetra më i shkurtër.
Krijuesit e studimit zgjodhën 29 çifte heteroseksualë pa asnjë problem seksual për studimin, pastaj i kërkuan secilit të bënte seks tre deri në pesë herë për secilën unazë.
Kishte katër unaza në total – një 0.50 centimetra, 2.50 centimetra, 3.80 centimetra dhe pesë centimetra – plus gjendja e kontrollit, që do të thotë seks pa unazë që e kufizonte depërtimin.
Grave iu kërkua që të mos kontrollonin unazën që përdorej gjatë çdo seance seksi, në mënyrë që opinionet e tyre të mos anonin, dhe më pas u kërkua të vlerësonin nivelet e tyre të kënaqësisë seksuale nga një në 100.
Mesatarisht, shtimi i një unaze më të trashë çoi në një ulje prej 18% të kënaqësisë së përgjithshme seksuale, gjë që sugjeron që po, nëse penisi juaj do të zvogëlohej për një centimetër ose dy, partnerja juaj do të ishte pak më pak e kënaqur seksualisht.
Tani, para se të bini në panik, ka disa gjëra që duhet të keni parasysh.
Ky studim nuk është vërtet tregues i një përvoje standarde seksuale. Nuk ka gjasa që penisi i një burri të ulet papritur me dy centimetra në gjatësi, dhe mund të jetë që është ndryshimi i papritur, dhe jo aq shumë gjatësia e përgjithshme, që e bën seksin më pak të këndshëm.
Ndërsa autorët e studimit u përpoqën ta mbanin partneren femër të pavëmendshme ndaj madhësive të ndryshme të unazave, në 40% të seancave, ata i panë unazat në mes të seksit. Kjo mund të ketë anuar vlerësimet e tyre.