Studimi shokues: Temperatura e trupit të njerëzve po ulet në mënyrë misterioze
Temperatura mesatare e trupit të njeriut ka rënë dramatikisht në 150 vitet e fundit, sipas një studimi të ri, megjithëse nuk dihet se çka qëndron prapa kësaj rënieje të temperaturës.
Hulumtuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë zbuluar se trupat e njerëzve aktualisht janë më të ftohtë se sa temperatura prej 37 gradë celsiusësh që fillimisht ishte vendosur nga fizikani gjerman Carl Reinhold August Wunderlich në vitin 1868.
Studimi tregon që burrat kohëve moderne kishin një temperaturë prej 0.58 gradë celsiusë më të ulët se sa ata në shekullin 19, ndërsa trupi i grave ishte 0,32 gradë më i ulët, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Mendohet se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të ndryshimeve në ambientin tonë në 200 vitet e fundit, që kanë nxitur edhe ndryshime fiziologjike. Sidoqoftë, studimi nuk përcakton vendosjen e shkakut dhe pasojës meqë mungojnë provat.
“Temperatura jonë nuk është ajo që njerëzit mendojnë se është.” Tha autorja kryesore Julie Parsonnet. “Ajo që shumica prej nesh kemi mësuar, e që thotë se temperatura jonë normale është 37 gradë celsius është gabim.”
Studimi ofron një numër shpjegimesh për rënien në temperaturë, përfshirë reduktimin në shkallën metabolike të njerëzve.