Studimi shokues: Mbi 50% e njerëzve nuk i ndërrojnë mbathjet përditë
Një studim i ri tronditës ka zbuluar se më shumë se gjysma e njerëzve nuk i ndërrojnë të brendshmet e tyre çdo ditë.
Sipas hulumtimit të prodhuesit të rrobave Tommy John, 45% e njerëzve veshin të njëjtat palë mbathjesh për dy ditë ose më gjatë.
Ndërkohë, një pjesë prej 13% e pranoi se ata kishin të veshur të njëjtat të brendshme për një javë ose më shumë.
Anketimi i 1000 amerikanëve zbuloi se ata janë 2.5 herë më shumë të prirur se gratë të veshin mbathjet e tyre për shtatë ditë ose më gjatë.
Ende nuk dihet nëse ky studim është 100% i besueshëm, pasi vetë kompania që e ka realizuar është prodhuese rrobash, përfshirë dhe të brendshmet.